TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Gusht 2025, 14:02

Shisnin kokainë, arrestohet dy "të fortët" në Tiranë; iu sekuestrohen armë dhe thika në makinë

Shkruar nga Pamfleti
Shisnin kokainë, arrestohet dy "të fortët" në
Shisnin kokainë dhe hashash në kryeqytet, arrestohen 2 shokët

Dy të rinj të dyshuar si pjesë e një grupi të shpërndarjes së kokainës dhe hashashit në kryeqytet, u arrestuan nga Policia.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, bazuar në informacionet e siguruara për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, kanë intensifikuar kontrollet për goditjen e këtij rasti dhe vënien e autorëve në pranga.

Si rezultat, u kapën në flagrancë në rrugën “Mahmut Bobrati” dhe u arrestuan shtetasit:
-E. F., 43 vjeç dhe I. K., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtyre dy shtetasve, sasi dhe doza të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, 2 mjete prerëse (thika) dhe 2 pistoleta sportive, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, pasi siguronin lëndë narkotike, e ndanin në doza në një ambient në përdorim nga shtetasi E. F. dhe më pas i shitnin ato në zona të ndryshme të Tiranës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje