TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Gusht 2025, 18:09

Aksident i rëndë në Ballsh, i riu që sapo kishte marrë patentën përplas 7-vjeçaren

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Ballsh, i riu që sapo kishte marrë

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Ballshit, ku një vajzë 7-vjeçare u përplas nga një automjet.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 16:30, kur mjeti me drejtues shtetasin S. F., 18 vjeç, përplasi të miturën. Vajza u transportua menjëherë në spital dhe ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkakut të tij.

Policia apelon për më shumë kujdes në qarkullimin rrugor, sidomos në zonat urbane ku lëvizin fëmijë dhe këmbësorë.

Lini një Përgjigje