TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Gusht 2025, 09:00

Vrasja e 61-vjeçarit në Shkodër, arrestohet autori

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e 61-vjeçarit në Shkodër, arrestohet autori
Viktima Piro Prroni

Autori i vrasjes së 61-vjeçarit Piro Prroni në Shkodër të enjten është vënë në pranga.

Mësohet se Ndoc Maçaj, kushëriri i viktimës, është vënë në pranga disa orë pas arratisjes.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes në fshatin Abat të Shalës, në Shkodër, ku dyshohet se pas një konflikti që kishte ndodhur përpara disa kohësh, Maçaj i mori jetën kushëririt të tij Piro Prronit.

Paraprakisht dyshohet shkaku ka qenë procesi për regjistrimin e tokave në Shalë, pasi të dy kanë pasur konflikt për një tokë vite më parë. 

Policia bën me dije se është ngritur një grup i posaçëm hetimor për të zbardhur vrasjen dhe sqaruar rrethanat e dinamikën.

vrasja e 61-vjeçarit në shkodër

Lini një Përgjigje