Dy vëllezër anëtarë të një organizatë kriminale, kanë rënë në prangat e policisë, pasi ishin shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.
Të arrestuarit, Saimir Metushi 45-vjeç dhe Roland Metushi 47-vjeç, akuzohen se ishin pjesë e një organizate të trafikut të drogës.
47-vjeçari është dënuar me 7 vite burg ndërsa vëllai i tij Saimir Metushi me 5 vite.
Autoritete shqiptare po vijojnë procedurat për ekstradimin e dy të arrestuarve.
“Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, për kapjen e shtetasve në kërkim.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 64”.
Lokalizohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas të kërkuar (vëllezër), të dënuar nga autoritetet italiane, me 7 dhe 5 vjet burgim, për pjesëmarrje në organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Operacionalja 64”.
Në kuadër të operacionit, u bë e mundur kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin në Itali, i shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
Roland Metushi, 47 vjeç, dhe Saimir Metushi, 45 vjeç (vëllezër), të dy banues në Divjakë.
Gjykata e Novarës, Itali, në muajin tetor 2024, e ka dënuar shtetasin Saimir Metushi, me 7 vjet burgim, ndërsa shtetasin Roland Metushi, me 5 vjet burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Materialet procedurale mbi arrestimin provizor të këtyre shtetasve, me qëllim ekstradimin e tyre në Itali, u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
Interpolit Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve, në Itali”, njofton policia.
Lini një Përgjigje