
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka reaguar pas vrasjes së 41-vjeçarit Elton Javori rreth orës 11:00 të paradites së sotme në Fier.
Në një konferencë për mediat, ai u shpreh se autori i krimit të rëndë është identifikuar, ndërsa siguroi se brenda një kohe të shkurtër do të vihet para drejtësisë.
Muhamet Rrumbullaku deklaroi se ende nuk dihen motivet që çuan në këtë krim të rëndë.
Ndërkohë për vrasjen e pak ditëve më parë të Entjon Nikulajt, Rrumbullaku tha se po vijojnë hetimet.
"Kemi marrë njoftim, aktualisht grupi hetimor po kryen veprimet. Janë marrë masat për kapjen, e kemi të identifikuar, po punohet për sqarimin e rrethanave që kanë çuar në këtë krim të rëndë", tha Rrumbullaku.
Lini një Përgjigje