TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Dhjetor 2023, 11:47

Detaje nga vrasje në Fier, 41-vjeçari që humbi jetën nuk ishte banor i zonës; policia ngre pika kontrolli

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga vrasje në Fier, 41-vjeçari që humbi jetën nuk

41-vjeçari Elton Javori mbeti i vrarë me armë zjarri paraditen e kësaj të enjteje në qytetin e Fierit.

Javori u qëllua për vdekje me armë zjarri nga një person që policia thotë se e ka identifikuar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “16 Prilli” e njohur si lagjja e “Baçkallinjve” në Fier. Mësohet se 41-vjeçari nuk ishte banor i zonës ku u vra. 

Të paktë mund të jenë personat që mund të kenë qenë dëshmitarë në vendin e ngjarjes. Ndërkohë, banorët janë të alarmuar nga krimi i rëndë.

Në zonë ka kamera sigurie, çka mund të japë të dhëna domethënëse për hetuesit për të zbardhur ngjarjen e rëndë. Ndërkaq, ende nuk dihen arsyet e krimit të rëndë.

 

Lini një Përgjigje