TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Dhjetor 2023, 11:17

Të shtëna me armë në Fier, ekzekutohet Elton Javori; identifikohet autori

Shkruar nga Pamfleti

Të shtëna me armë në Fier, ekzekutohet Elton Javori;

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në Fier.

Për pasojë ka mbetur i vdekur Elton Javori, 41 vjeç. Vrasja u shënua rreth orës 11:00 në lagjen ‘16 prilli’ Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.

Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Policia ka dhënë  informacion lidhur me vrasjen.

"Rreth orës 11:00, në lagjen "16 prilli", është vrarë me armë zjarri shtetasi E. J., 41 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.

Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.

Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit."-njofton policia.

Të shtëna me armë në Fier, ekzekutohet Elton Javori;
Pamje nga vendi i krimit

Të shtëna me armë në Fier, ekzekutohet Elton Javori;

Lini një Përgjigje