
Drejtoria e Krimi Kibernetik në Policinë e Shtetit ka zbarkuar këtë të mërkurë në disa zona të Tiranës në një aksion kundër lojërave të fatit.
Operacioni po zhvillohet me kontrolle të shumta, kryesisht në lokale dhe salla bixhozi, ku dyshohet se ushtrohet në mënyrë të jashtëligjshme aktiviteti.
Deri në këtë fazë burime bëjnë me dije se janë rreth 20 të shoqëruar, ndërsa aksioni është akoma në zhvillim.
Pas verifikimeve të kryer, pritet të ketë arrestime të peronave që kanë kryer apo kanë krijuar logjistikë për të mundësuar këtë veprimtari.
Lini një Përgjigje