TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Dhjetor 2023, 15:19

Vrau shqiptarin në Ekuador për pazare droge, arrestohet në Maqedoninë e Veriut i shumëkërkuari Remzi Azemi

Shkruar nga Pamfleti
Vrau shqiptarin në Ekuador për pazare droge, arrestohet në
Remzi Azemi-Ilir Hidri

Remzi Azemi, shtetas i Kosovës është arrestuar nga policia e Maqedonisë së Veriut, pasi kërkohej për vrasjen e shqiptarit Ilir Hidri.

Azemi ishte i dyshuar për vrasjen e ndodhur në qershor të vitit 2017 në qytetin Guayaquil të Ekuadorit. Siç raporton sot gazeta ekuadoriane El Universo, gjatë procesit hetimor janë grumbulluar prova që dëshmojnë lidhjen e Azemit me këtë krim.

Kosovari ndodhej në listën e të kërkuarve nga INTERPOL-i.

Autoritetet ekuadoriane kishin lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj tij në vitin 2021.

Policia e Ekuadorit bëri me dije se puna hetimore e kryer me Interpolin ka mundësuar kapjen e Remzi Azemit.

“I arrestuari është në pritje të procesit formal të ekstradimit”, tha policia ekuadoriane.

Kujtojmë se, vrasja e Ilir Hidrit në 2007 ndodhi për prishjen e pazareve të drogës në Ekuador. 40-vjeçari Ilir Hidri u ekzekutua në Ekuador me datë 1 qershor të vitit 2017.

Shqiptari nga Vora u gjet i vrarë me 3 plumba pas koke në Ekuador, i cili u ekzekutua nga një tjetër shqiptar.

Hidri ishte i infiltruar i policisë në rrjetin e trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Europë e Shqipëri.

40-vjeçari kishte shkëmbyer informacion me policitë e disa vendeve për një sasi të madhe kokaine që do vinte në Europë.

Vrau shqiptarin në Ekuador për pazare droge, arrestohet në

Lini një Përgjigje