TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Dhjetor 2023, 14:33

Kundërshtoi policinë, arrestohet 33 vjeçari në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti

Kundërshtoi policinë, arrestohet 33 vjeçari në Vlorë

Një 33 vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia në Vlorë.

Ai akuzohet për kundërshtim të punonjësve të policisë dhe ndaj tij gjykata e Vlorës kishte caktuar masën e "arrestit me burg". 

Në pranga ka rënë Brikel Alikaj. Arrestimi i të riut është bërë në kuadër të operacionit "Sundimi i Ligjit".  

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësve të policisë”, pasi në muajin qershor, në ambientet e spitalit të Vlorës, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë.    

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje