TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Janar 2024, 07:05

Vrasja mafioze në Vlorë; detajet si i shpëtoi atentatit një vit më parë 22-vjeçari Gëzim Sinomati

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja mafioze në Vlorë; detajet si i shpëtoi atentatit një

22-vjeçari Gëzim Sinomati mbeti viktimë mbrëmjen e djeshme pasi u qëllua për vdekje me snajper.

Nga të dhënat e para, dyshohet se i riu u ekzekutua në ballkonin e shtëpisë së tij, që ndodhej në katin e tretë të një pallati pranë poliklinikës së qytetit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Hajro Cakërri” në Vlorë, ndërsa autoritetet kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur menjëherë kërkimet për kapjen e autorit.

Mësohet se më parë Sinomati i ka shpëtuar një atentati tjetër me tritol, ndërsa ende nuk dihen arsyet e vrasjes së të riut edhe pse ka dyshime për konflikte të mëhershme të tij ose të familjarëve.


Ende nuk ka të dhëna mbi autorin e kësaj ngjarjeje, ndërsa bëhet me dije se në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forcë.

 

gëzim sinomati vlorë

Lini një Përgjigje