TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Janar 2024, 00:02

Atentati në Vlorë, gjendet e djegur makina e autorëve

Shkruar nga Pamfleti

Kur ka kaluar më shumë se një orë nga ekzekutimi i 23 vjeçarit Gëzim Sinomati, rreth orës 23:20 është gjetur një automjet i djegur pranë stacionit të trenit në dalje të qytetit të Vlorës.

Policia bën me dije se ka dyshime që automjeti i djegur u përket autorëve të ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme.

Autorët dyshohet se kanë braktisur mjetin tip “BMW”, në lagjen “24 Maji”, duke e djegur dhe janë larguar duke përfituar nga errësira. Është rrethuar zona në një perimetër të gjerë të sigurisë dhe vijon kontrolli. 

 

Lini një Përgjigje