TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Janar 2024, 22:22

Tronditet Vlora, ekzekutohet me snajper një 22-vjeçar; qëllohet për vdekje në ballkonin e banesës (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Tronditet Vlora, ekzekutohet me snajper një 22-vjeçar; qëllohet
Foto nga vendi i ngjarjes

Dyshohet se i riu është qëlluar me snajper në ballkonin e shtëpisë...

Qyteti i Vlorës është tronditur mbrëmjen e sotme. Një i ri është ekzekutuar me armë zjarri pranë Poliklinikës së qytetit. Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, por dyshimet janë se ai është qëlluar në ballokonin e banesës. Mësohet se i vdekur ka mbetur Gëzim Sinomati, 22 vjeç. 

Me dhjetra forca policie kanë mbërritur duke rrethuar zonën dhe janë vënë në kërkim të autorit. Policia po kryen kontrolle në të gjithë zonën, duke u angazhur forcat speciale FNSH, RENEA dhe policia lokale.

Vetë policia ka reaguar zyrtarisht për atentatin ku ka konfirmuar se ekzekutuar një 22-vjeçar, por sipas saj rrethanat janë të paqarta. Sipas burimeve, dyshohet se i riu është qëlluar me snajper në ballokin e shtëpisë. Ai banonte në katin e tretë të një pallati. 22-vjeçari ka jetuar në Belgjikë dhe kishte pak kohë që ishte kthyer në Shqipëri. Ndërkohë nga informacionet parapake dyshohet se është qëlluar nga një distancë e largët.

"Rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar dyshohet me armë zjarri shtetasi Gëzim Sinomataj, 22 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.

Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forcë", tha policia.

Lini një Përgjigje