TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Qershor 2025, 11:59

Vrasja e vëllezërve Haxhia, Alibej: Dumanit i dhashë disa veshje si të OFL-së dhe dy kallashnikovë, gjatë atentatit u lëndua “Kusho”

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e vëllezërve Haxhia, Alibej: Dumanit i dhashë disa veshje

Vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia u ekzekutuan në një atentat mafioz në prill të vitit 2020 në Durrës. Klevis Alla është dënuar me 25 vite burg lidhur me këtë ngjarje.

I penduari i drejtësisë, Erion Alibej, i cili vijon dëshminë në lidhje me dosjen “Plumbi i Artë” tregon se plani ishte për të vrarë Altin Ndocin dhe Besmir Haxhian, jo Viktorin.

Alibej ka rrefyer se Henrik Hoxha kishte pseudonimin “Kusho”, ndërsa Klevis Alla njihej si “Nipi”.

Pas atentatit, Nuredin Dumani i ka thënë Alibej se ishte shoqëruar në polici “Nipi” dhe kishin frikë se do të fliste.

"Për vrasjen e vëllezërve Haxhia, i kam dhënë Nuredinit dy kallashnikovë dhe një pistoletë, sipas kujtesës sime. Çfarë më kërkonte, ia jepja. Armët ia dorëzova bashkë me makinën.

Kam pas dhe një mik në Kukës, Bujar Gërmizin, i thashë Nuredinit “ke nevojë për disa veshje si të OFL-së?” Më tha “po”, dhe nga Bujari mora disa veshje si të OFL-së, policisë dhe ia kam dhënë Nuredinit, jelekë dhe kambale, me mbishkrimin OFL. Janë bërë në Kosovë veshjet, unë i mora në Kukës.

Plani ishte për të vrarë Altin Ndocin dhe Besmir Haxhian, jo Viktorin. Lajmi doli shpejt në televizor dhe ashtu e mora vesh. Edhe në lajme u tha që u gjet e braktisur Toyota. E pyeta Nuredinin pse kishte shenja gjaku në makinë. Më tha: “Kemi qëlluar me xhamat mbyllur dhe nga copëzat është lënduar te këmba ‘Kusho’.” Pastaj u shoqërua “Nipi” në polici dhe Nuredini më tha: “Më duket se ky po flet.” Dhe sapo mora vesh, më thanë që e kishte marrë vesh nga komshinjtë, nga “Miri Pojes”, që Nuredini e kishte mik", tha i penduar i drejtësisë.

Alibej, në dëshminë e tij tregon se Altin Ndoci ishte në makinë me vëllezërit Haxhia, por kishte zbritur rrugës dhe nuk u arrit qëllimi për ta ekzekutuar. Tregon se më pas u bë plani për ta vrarë Ndocin në varrimin e vëllezërve, por ai nuk shkoi.

"Viktor Haxhia ka qenë rastësisht aty, në makinë ka qenë dhe Altin Ndoci por ka zbritur rrugës, se ai ishte objektiv. Ata nuk e kanë ditur që ishte Viktori në makinë, kanë menduar se ishte Altin Ndoci", deklaroi ai.

Diskutoja me Nuredinin për varrimin e vëllezerve Haxhia pasi mund ta ekzekutonin Altin Ndocin edhe ditën e varrimit, un isha pro, por nuk u arrit pasi ai nuk shkoi në varrim.

"Pas vrasjes së vëllezërve mora vesh që Talo kishte qëndruar te shtëpia e Haxhiajve, kur mësova në TV qe Klevis Alla po nxirrte emra. Nuredini në këtë kohë u shkëput dhe bashkë me familjen e tij rrinte në Spille te vjehrra, ai s’e dinte nëse po flitej për të, pasi i shkoi dhe policia në banesë por ai kishte ikur. Flisja gjithë kohës me të në Sky Ecc", tha Alibej.

vrasja e vëllezërve haxhia alibej dumani veshje te ofl

Lini një Përgjigje