
Luljeta Preza, 32 vjeçe, u gjet e pajetë mëngjesin e sotëm poshtë Urës së Dajlanit në Durrës. Dyshohet se 32-vjeçarja ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve të marra në trup, nga një mjet prerës.
Në vendin e ngjarjes janë konstatuar njolla gjaku. Kjo ngjarje kriminale ka vënë në lëvizje strukturat hetimore dhe policinë e qytetit bregdetar, e cila deri tani ka shoqëruar 17 persona. Disa prej të shoqëruarve e kanë mohuar të kenë dijeni për ngjarjen, por hetimet vijojnë për krimin e rëndë.
Vajza e re dyshohet se është abuzuar seksualisht dhe më pas të jetë vrarë. Kjo është pistë kryesore për të cilën vijojnë të kryhen hetime. Fakti që e bën edhe më të vështirë punën e Policisë është se tek Ura e Dajlanit nuk ka kamera sigurie.
Lini një Përgjigje