TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Gusht 2023, 16:27

U gjet e pajetë poshtë urës së Dajlanit, zbulohet identiteti i 32-vjeçares; policia shoqëron 17 persona

Shkruar nga Pamfleti

U gjet e pajetë poshtë urës së Dajlanit, zbulohet identiteti

Është identifikuar viktima e gjetur poshtë Urës së Dajlanit në Durrës. Sipas informacioneve ajo është 32-vjeçe dhe quhet Luljeta Preza, banuese në Sukth, Durrës.

Nga këqyrja e trupit të pajetë të 32-vjeçares, dyshohet se ajo ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve të marra në trup, nga një mjet prerës.

Ndërkohë policia bën me dije se lidhur me rastin janë shoqëruar 17 persona të cilët dyshohet se kanë lidhje ose dijeni për ngjarjen.  

Durrës/Informacion shtesë Në lidhje me një informacion të dhënë paraditën e sotme, se rreth orës 10:35, në lagjen nr.13, Durrës, poshtë urës së Dajlanit, ishte gjetur pa shenja jete, një shtetase, ju informojmë se:

Nga verifikimet e kryera u bë i mundur identifikimi i kësaj shtetaseje, konkretisht u gjet e pajetë shtetasja L. P., 32 vjeçe, banuese në Sukth, Durrës.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera paraprakisht nga grupi i posaçëm i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe nga ekspertët e mjekësisë ligjore, si dhe nga këqyrja e trupit të pajetë të 32-vjeçares, dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve të marra në trup, nga një mjet prerës.

Deri më tani, në ambientet e Policisë së Durrësit, janë shoqëruar 17 shtetas të cilët dyshohet se kanë dijeni për këtë rast. Grupi hetimor vijon hetimet e thelluara për të dokumentuar plotësisht rrethanat e këtij rasti, si dhe për të përcaktuar autorësinë e tij”, njofton policia.

ura dajlanit 32-vjeçarja

Lini një Përgjigje