TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Shkurt 2026, 12:08

Vrasja e ish-policit Gentjan Bejtja, dënohet me 24 vite burg Ilir Beqaraj; ndihmoi “Pole Qorrin” ta ekzekutonte

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e ish-policit Gentjan Bejtja, dënohet me 24 vite burg Ilir Beqaraj;
Gentjan Bejtja

Autori i vrasjes së ish-policit të burgjeve Gentjan Bejtja është dënuar me 24 vite burg.

Gjykata e Tiranës ka dënuar Ilir Beqarajn si autor i vrasjes së Bejtjas.

Pas pretencës së Prokurorisë dhe konkluzioneve të palës mbrojtëse, u shpall vendimi i dënimit me 24 vite burgim për Beqarajn.

Vrasja e ish-policit Gentjan Bejtja, dënohet me 24 vite burg Ilir Beqaraj;
Ilir Beqaraj dhe Bejtja

Kush ishte Gentjan Bejtja 

Gentjan Bejtja u ekzekutua me 15 mars 2024 në banesën e tij. Ai ishte një emër i njohur për drejtësinë dhe ishte i dyshuar për një sërë ngjarjesh të rënda.

Në 9 janar të vitit 2022, Gentjan Bejtja ish-polic burgu, i shpëtoi një atentati me breshëri kallashnikovi, në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, por u plagos në krah miku i tij 31 vjeçar Klodian Stafuka i cili ndodhej me të në makinë gjatë momentit kur ndaluan për të furnizuar makinën në një pikë karburanti.

Bejtja cilësohej si një lidhje e vjetër dhe e re e grupeve të forta të zonës, kryesisht me atë të “mbretit të kumarit”, biznesmenit Ervis Martinaj, i zhdukur që prej 8 gushtit 2022 pa gjurmë.

Bejtja i kishte shpëtuar disa atentateve radhazi, ndërkohë që akuzohej e dyshohej edhe për pjesëmarrje në vrasje.

Në momentin e ekzekutimit nga Flodian Plaku, i njohur si “Pole Qorri”, i ndjeri ishte duke ujitur perimet në banesën e tij ku ishte kthyer në fshehtësi.

Roli i  Ilir Beqaraj në vrasjen e Gentjan Bejtjas

Ilir Beqaraj është arrestuar që në muajin Mars të vitit 2024, i cili u vu në pranga bashkë me Edison Haxhiun, pas analizimit të pamjeve filmike nga grupi hetimor.

Ai ishte zhvendosur në Tiranë, ku jetonte me qira në një vilë luksoze në Lundër, ku nga kontrolli i ushtruar i janë gjetur edhe dy pistoleta, njëra me leje dhe tjetra pa leje.

Zhvendosja në kompleksin luksoz, ku qëndrojnë disa nga eksponentët e krimit të organizuar në Shqipëri, kishte bërë që ai të punësonte Edison Haxhiun, me qëllim për të kryer disa punë të familjes, përfshirë dhe transportimin e fëmijëve të Beqaraj në shkollë.

Vrasësit e Gentjan Bejtjas kanë qenë me një automjet “Range Rover”, ku shofer dyshohet se ka qenë Ilir Beqaraj, dhe pas atentatit e dogjën në fshatin Hasan. Prej andej ata janë larguar me një automjet “Golf 7”, e cila përdorej nga Edison Haxhiu dhe Ilir Beqaraj.

gentjan bejtja dënohet me 24 vite burg ilir beqaraj

Lini një Përgjigje