TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Shkurt 2026, 10:54

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohet në Tiranë trafikanti 35-vjeçar 

Shkruar nga Pamfleti

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohet

Një 35-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar nga Policia e Tiranës. 

Mësohet se 35-vjeçari, u arrestua për llogari të autoriteteve italiane, pasi akuzohet si anëtar i një organizate kriminale të trafikut të drogës. 

Gjykata Penale e Peruxhias, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Autoritete shqiptare po punojnë për ekstardimin e 35-vjeçarit drejt vendit fqinj. 

"Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Perugia”.

Akuzohet në Itali, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike, kapet në Tiranë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 35-vjeçari.

Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me ato të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e shkëmbyera me Interpol Tiranën, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, kanë lokalizuar në rrugën “Dritan Hoxha” dhe kanë arrestuar provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin:

-A. S., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Penale e Peruxhias, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Interpol Tirana vijon veprimet procedurale, në bashkëpunim me Interpol Romën, për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali", njofton policia.

arrestim ekstradim

Lini një Përgjigje