TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Tetor 2024, 19:59

Vrasja e Hamza Licit, gazetarja: Krimi mund të ketë edhe prapavijë politike

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Hamza Licit, gazetarja: Krimi mund të ketë edhe

Gazetarja Etleva Delia ka folur lidhur me masakrën e sotme në Shkodër, ku mbetën të vrarë Hamza Lici dhe një kalimtare e rastit.

Ajo tha se çdo pistë është e hapur për këtë vrasje mafioze në Shkodër ndërsa tregon se shënjestra tjetër Arlind Bushati ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Delia u shpreh se kjo ngjarje mund të ketë edhe prapavijë politike, për shkak të veprimtarisë së babait të Arlind Bushatit, Xhemal Bushatit. Gazetarja shton se biznesit të tij te pedonalja e Shkodrës i është vënë dy herë tritol.

“Është çdo pistë e hapur, çdo mundësi. Nuk përjashtohet as rivaliteti mes dy fiseve. Duhen parë edhe konfliktet e Arlind Bushatit, ndoshta edhe babait të tij, qoftë për shkak të detyrës që ka pasur, apo edhe biznesit, ka biznes te pedonalja e Shkodrës, është vendosur eksploziv dy herë. Asnjëra nga ngjarjet nuk është zbardhur, qoftë vendosja dy herë e eksplozivit dhe ngjarja e 10 tetorit. Po mbahen të hapura çdo variant i mundshëm dhe çdo pistë. Deri më sot nuk janë gjetur dhe identifikuar autorët e këtyre sulmeve. Për aq kohë sa nuk përjashtohet asnjë pistë, në këtë fazë, do përfshihet edhe pista që do ketë prapavijë politike, ose që të ketë lidhje me Xhemal Bushatin, pavarësisht se çfarë do tregojnë hetimet dhe provat që do grumbullohen në vijim”, tha Delia për “Abc News”.

Lini një Përgjigje