TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Tetor 2024, 18:16

Arrestohet shqiptari në Greqi, tentoi të mbysë ish- të dashurën me zinxhirin e çantës

Shkruar nga Pamfleti

Arrestohet shqiptari në Greqi, tentoi të mbysë ish- të

Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar në Athinë, pasi ka tentuar të vrasë një 22-vjeçare.

Sipas Policisë, 27-vjeçari është afruar me 22-vjeçaren përmes një platforme në rrjetet sociale dhe pas një komunikimi të shkurtër, 22-vjeçarja ka tentuar t’i japë fund lidhjes mes tyre. 27-vjeçari shqiptar, megjithatë, mbrëmjen e së hënës ka hipur me forcë 22-vjeçaren në një taksi që kishte në pronësi dhe më pas ka nisur të lëvizë me të, ndërsa në të njëjtën kohë e fynte dhe e kërcënonte se nuk do ta linte të dilte nga automjeti.

Më pas 22-vjeçarja ka tentuar të dalë nga mjeti në lëvizje, por 27-vjeçari e ka neutralizuar duke i kaluar në qafë zinxhirin e çantës që 22-vjeçarja zotëronte, duke e shtrënguar.

22-vjeçarja ka arritur të çlirohet, pasi zinxhiri i çantës është thyer dhe me ndihmën e disa kalimtarëve që kanë lajmëruar Policinë, është dërguar në stacionin e policisë së Peristerit.

Lini një Përgjigje