TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Shkurt 2023, 13:45

Vrasja e Emiljano Ramazanit, rrëfehet Nuredin Dumani: Isha organizatori, porosinë e dha Erjon Alibej!

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Emiljano Ramazanit, rrëfehet Nuredin Dumani: Isha organizatori,

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka dëshmuar sot në Gjykatën e Posaçme, në seancën ndaj Xhuljano Hoxhës dhe Euglen Halilit.

Në sallën e gjyqit ai u shoqërua nga masa të rrepta sigurie.

Dumani tha se Emiljano Ramazanin e vrau Skerdi Tase dhe porositës ishte Erion Alibej.

Ai ka përfshirë edhe veten duke pranuar se ka qenë organizatori, ndërsa pavarësisht se është shfaqur si dëshmitar, GJKKO i ka caktuar edhe atij avokat. 

Për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, akuzohet si porositës Erjon Alibej.

Si u ekzekutua Emiljano Ramazani në mes të ditës në Elbasan?

Vrasja e Emiljano Ramazanit ka ndodhur më 20 korrik 2020, vetëm pak sekonda pasi ishte ndalur me makinën e tij në sheshpushimin e pallatit ku banonte në vendin e njohur si ‘Rrethrrotullimi i Luleve’ në Elbasan.

Vetëm pak sekonda, pasi Emiljano Ramazani ndalon makinën e tij në sheshpushimin e pallatit, autori i afrohet dhe sigurohet që objektivi është ende në makinë, qëllon drejt tij pa mëshirë në distancë të afërt nga xhami i parmë i pasagjerit.

Duke e lënë të vdekur në vend Emiljano Ramazanin, që nuk pati asnjë mundësi t’i shpëtonte plagëve të shumta të marra.

I gjithë aksioni për eliminimin e tij zgjat vetëm 22 sekonda.

Vrasja e Emiljano Ramazanit, i njohur me nofkën 'Rramani', dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh për drogën, pasi ai njihej si shpërndarës kokainë në qytet, ndërsa pak ditë pas vrasjes së tij u gjet i vrarë edhe miku i tij i ngushtë Regis Runaj, 23 vjeç, i vrarë me thikë, dhe më pas trupi i tij është hedhur buzë rrugës afër varrezave të qytetit, një rrugë qorre ku nuk kalojnë njerëz. Kjo i ka ndihmuar autorët që të mos lënë gjurmë pasi kanë vrarë Runajn. 

nuredin dumani

Lini një Përgjigje