TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Shkurt 2023, 10:35

Vrasja e shqiptarit në Mykonos, dalin detaje të reja si ndodhi ngjarja

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e shqiptarit në Mykonos, dalin detaje të reja si ndodhi ngjarja

Vrasja e 34-vjeçarit shqiptar Visar Dakrama, në ishullin grek të Mykonos ka marrë një tjetër drejtim.

Më herët u raportua se ngjarja ishte një krim pasioni dhe konfliktet me autorin grek kishin nisur për shkak të një vajze, e cila kishte lidhje paralele me të dy djemtë, por duket se ky version është hedhur poshtë nga dëshmitarët.

Pronari i lokalit ku ndodhi vrasja, ka deklaruar se të dy djemtë ishin vetëm në lokal dhe nuk kishin lidhje me askënd, ndërsa e frekuentonin shpesh barin e tij.

“Ai ishte vetëm në lokal, nuk ishte në një lidhje me askënd. Viktima dhe autori ishin klientë në lokal, debatuan dhe dolën jashtë. Mes  tyre kishte tension brenda lokalit dhe dolën jashtë për të zgjidhur problemin e tyre. Kanë pasur probleme me njëri-tjetrin, nuk e di çfarë dhe si, nuk e di saktësisht. Pasi dolën nga lokali u përleshën fizikisht, autori më pas shko,i mori një armë dhe qëlloi personin tjetër. Autori di që është djalë i mirë, nuk është përfshirë në zënka të mëparshme.”- tha ai.

Gjithashtu edhe 33-vjeçari grek, sipas mediave vendase, ka deklaruar se krimi nuk ndodhi për shkak të një vajze.

Ngjarja ndodhi rreth orës 06:00 të mëngjesit të së hënës në zonën Skylambela të Mykonos.

Pasi debatuan në lokal, dy të rinjtë dolën jashtë dhe vazhduan të ziheshin. Në një moment, 33-vjeçari u largua dhe të gjithë menduan se sherri kishte përfunduar. Por ai u kthye sërish i armatosur me pushkë gjuetie që e kishte marrë në shtëpi dhe goditi 2 herë në kokë të riun shqiptar.

Viktima mësohet se kishte një shtëpi luksoze në një zonë të Mykonos, që ua jepte me qira turistëve në muajt e verës.

Shtëpia kishte kushtuar 150 mijë euro dhe kjo kishte qenë një ëndërr e tij. Së fundmi e rikonstruktoi duke i vendosur një pishinë të vogël në tarracë për t’i rritur vlerën pronës dhe për ta dhënë me qira me çmim më të lartë. Babai i 34-vjeçarit vlonjat punon si polic në Shqipëri, ndërsa i vëllai jeton në Angli, ku merret me ndërtim.

Autori gjithashtu është hotelier, pasi familja e tij kishte një hotel në ishull, ndërsa e motra këshilltare komunale.

vrasja ne mykonos detaje te reja

Lini një Përgjigje