TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Shkurt 2023, 13:16

Tragjedia në Berat, publikohet fotoja kush është 28-vjeçari që humbi jetën ditën kur do mbanin të dyzetat e vëllait

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedia në Berat, publikohet fotoja kush është

Është publikuar fotoja e Kliton Merkaj, 28-vjeçari i cili humbi tragjikisht jetën gjatë orëve të natës në një aksident me makinë në Berat.

Dyshimi kryesor i autoriteteve policore është se shkak për aksidentin e rëndë është bërë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte.

Momenti i ngjarjes së rëndë është kapur edhe nga kamerat e sigurisë në rrugë. Në to, 28-vjeçari shihet teksa kalon me shpejtësi tej normave me automjetin e tij.

I riu u përplas fillimisht me një shtyllë në rrugë e më pas përfundoi në një kanal në anë të saj. Automjeti shpërtheu në flakë dhe i riu u shkrumbua brenda tij. Banorë të zonës rrëfyen se zhurma ishte aq e fortë sa i zgjoi nga gjumi, ndërsa kur u afruan automjeti shpërtheu në flakë.

Një tragjedi e madhe kjo për familjen Merkaj, që brenda pak javëve humbi të dy djemtë e vetëm që kishte.

28-vjeçari po kthehej nga Fieri, ku mësohet se kishte shkuar për të njoftuar të afërmit për të qenë të pranishëm në të dyzetat e vëllait të tij më të madh.

Ky i fundit ishte vetëm 32 vjeç, kur u mbyt tragjikisht në ujërat e lumit Osum. Ai vuante nga probleme të shëndetit mendor. Sa i përket ekspertizës mjeko-ligjore, autoritetet thonë se 28-vjeçari Kliton Merkaj rezulton se nuk kishte konsumuar alkool apo lëndë narkotike

Tragjedia në Berat, publikohet fotoja kush është

kliton merkaj berat

Lini një Përgjigje