TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Shkurt 2023, 11:31

Aksident i rëndë në Berat, humb jetën një 28-vjeçar; pak ditë më parë iu mbyt vëllai në lumë

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Berat, humb jetën një

Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 02:30 në Dimal ku automjeti tip “Benz”, ka dalë nga rruga dhe më pas ka marrë flakë duke i marrë jetën 28-vjeçarit. Drejtuesi i mjetit shtetasi Kliton Merkaj, banues në Berat, ka ndërruar jetë brenda në automjet. Të afërm të viktimës bëjnë me dije se pak ditë më parë ka ndërruar jetë edhe vëllai i tij 30-vjeçar, i cili u mbyt në lumë.

Dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara. Viktima nuk ka arritur të hyjë në rrethrrotullim edhe pse natën ka pasur ndriçim në zonë. Mjeti është përplasur me shtyllën e rrugës duke shkulur atë nga vendi e më pas ka përfunduar në kanal.

Sipas një dëshmitareje banesa e të cilës është afër vendit të ngjarjes së aksidentit, ajo ka qenë në gjumë dhe së bashku me burrin është ngritur pasi dëgjuan zhurmën. Sapo u afruan makina shpërtheu në flake.

Banorët e zonës deklaruan se kjo rrethrrotullimi aty ka qenë shpesh herë burim aksidenti. Edhe pse është e pajisur me ndriçim, mjetet lëvizin me shpejtësi të lartë duke u gjetur pa përgatitur për rrugën që duhet të ndjekin.

Ata thonë se vendosja e disa barrierave sinjalizuese do të bëjë që drejtuesit e mjeteve të sinjalizohen për të ulur shpejtësinë.

Aksident i rëndë në Berat, humb jetën një

Lini një Përgjigje