Dy të arrestuarit Arben Spahiu 53 vjeç dhe Arsen Preçi 44 vjeç janë marrë disa herë në pyetje për mjetin 'BMW X6' që u sekuestrua brenda të cilës u gjetën 3 armë zjarri, si dhe për dokumentet e falsifikuara që i përkisnin Spahiut. Ata kanë mbajtur deklarim mohues përballë këtyre fakteve.
Spahiu, sipas burimeve ka pohuar se nuk ka dijeni për mjetin dhe armët.
Ndërsa në lidhje me dokumentet e falsifikuara greke me foton e tij, Spahiu ka thënë se mund të jenë bërë nga dikush që ka dashur t'i bëjë keq. Ndërkohë, hetuesit po punojnë për të vërtetuar lidhjen me Erjon Alibejn. Nëse arrihen provat, çështja mund t'i kalojë SPAK pasi kalon në grup të strukturuar kriminal.
Automjeti tip ‘BMW X6’, i gjetur dy ditë më parë në Elbasan, brenda të cilit u gjetën 3 kallashnikov që do të përdoreshin për një atentat që dështoi e rezulton e vjedhur më 6 shkurt në Shkodër. Ka dyshime, se Arsen Preçi dhe Arben Spahiu kishin si shënjestër të atentatit mafioz, vrasjen e Elton Kilës, i njohur ndryshe edhe si “Oti i Elbasanit”
Sipas policisë, dy personat e arrestuar, për shkak të presionit të ushtruar, fshehën mjetin, armët e zjarrit, bidonët me benzinë dhe mjetet e tjera me të cilat do të kryenin krimin.
Arsen Preçi, 53 vjeç, banues në Elbasan do të hetohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”; Arben Spahiu, 44 vjeç, banues në Elbasan do të hetohet për veprën penale “Mbajtja dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Mësohet se Kile ka qenë në shënjestër për t’u ekzekutuar edhe më herët. Ditën e 29 marsit 2022, kur mbeti i plagosur dhe më pas u arrestua, Nuredin Dumani ishte nisur për të vrarë Elton Kilën.
Porosinë për vrasjen e Kilës, ia kishte dhënë Suel Çela.
Lini një Përgjigje