TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Shkurt 2023, 11:48

Akuza për korrupsion dhe shpërdorim detyre, arrestohen 6 inspektorë policie në Portin e Durrësit

Shkruar nga Pamfleti
Akuza për korrupsion dhe shpërdorim detyre, arrestohen 6
Porti Durres

6 inspektorë policie të Portit të Durrësit janë arrestuar për shpërdorim detyre.  Nga hetimet e kryera rezulton se punonjësit e policisë, duke keqpërdorur atributet që u jep detyra në P.K.K Port Durrës, lejonin hyrje-dalje të shtetasve të cilët kishin ndalesa për udhëtimin në zonën Shengen në këmbim të vlerave monetare, të cilat varionin nga 5 deri në 100 euro.

Policët që u arrestuan janë:

1- Inspektor Kalosh Sula me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K.-Port Durrës

2- Inspektor Luan Çelaj me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K.-Port Durrës

3- Inspektor Marsel Farruku me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K.-Port Durrës

4- Inspektor Naim Kadrimi me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K.-Port Durrës

5- Inspektor Isametin Vranezi me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K.-Port Durrës

6- Inspektor Eduart Matmuja me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K.-Port Durrës

Sipas një njoftimi zyrtar të AMP, “ekzekutimi i masave të sigurimit u krye në funksion të procedimit penal të regjistruar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale të “Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim të detyrës”.

“Nga hetimet e kryera rezulton se punonjësit e mësipërm të policisë, duke keqpërdorur atributet që u jep detyra në P.K.K Port Durrës, lejonin hyrje-dalje të shtetasve të cilët kishin ndalesa për udhëtimin në zonën Shengen në këmbim të vlerave monetare, të cilat varionin nga 5 deri në 100 euro. Këto ndërveprime korruptive të dokumentuara gjatë hetimeve, kryheshin në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritur, duke përfshirë raste të lejimit të kalimit të shtetasve të shpallur në kërkim nga organet e drejtësisë, apo automjeteve që nuk i nënshtroheshin regjimit doganor”.

Po ashtu, në masë detyrim paraqitje janë vendosur edhe 20 persona.

“Gjithashtu, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, në funksion të këtij procedimi, ka caktuar masat e sigurimit personal “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” për 20 shtetas, të dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se këta shtetas kanë kryer ndërveprime korruptive ndaj punonjësve të policisë të përmendur më lart”.

Vazhdojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

Lini një Përgjigje