TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Shkurt 2023, 13:20

I mituri tentoi vetëvrasjen pas dhunës barbare nga elektricisti, nisin hetimet për 59 vjeçarin

Shkruar nga Pamfleti
I mituri tentoi vetëvrasjen pas dhunës barbare nga elektricisti, nisin

Policia e Elbasanit ka nisur hetimet në lidhje me rastin e rëndë të denoncuar ditën e djeshme nga emisioni "Fiks Fare", ku një i mitur u dhunua nga një elektricist dhe tentoi t'i jepte fund jetës së tij. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth 5 vite më parë dhe është filmuar nga një shtetas i paidentifikuar ende. Deri në momentin e transmetimit të videos, në emisionin investigativ, Policia nuk ka patur kallëzime apo informacione për këtë rast.

“Në lidhje me rastin e transmetuar mbrëmjen e djeshme, në emisionin investigativ “Fiks Fare”, gjatë të cilit u shfaq një video me pamje ku një shtetas dhunonte fizikisht një shtetas të mitur, ju bëjmë me dije se: Menjëherë pas marrjes dijeni për këtë rast, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nisën veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Në vijim të veprimeve, shtetasi H. B., që shfaqet në video duke dhunuar të miturin, u shoqërua në Komisariatin e Policisë Librazhd. Gjithashtu, shtetasi i mitur u mor në pyetje për rastin, në prani në psikologes, punonjëses sociale, avokatit dhe të familjarëve të tij.

Nga veprimet hetimore rezultoi se kjo ngjarje ka ndodhur rreth 5 vjet më parë dhe është filmuar nga një shtetas i paidentifikuar ende. Deri në momentin e transmetimit të videos, në emisionin investigativ, Policia nuk ka patur kallëzime apo informacione për këtë rast.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin H. B., 59 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”.”-njofton policia.

 

Lini një Përgjigje