TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Nëntor 2024, 11:40

Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë, autorit i komunikohet masa e arrestit me burg në spital

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë, autorit i komunikohet masa e

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani.

Mësohet se autorit të vrasjes i është komunikuar masa e arrestit në burg në ambientet e një spitali privat në Tiranë, ku i mituri është shtruar për të marrë ndihmë mjekësore.

Më tej bëhet me dije se Mario Perlleshaj nuk është marrë ende në pyetje nga grupi hetimor, pasi pritet që ai të dalë nga spitali. S

ipas policisë për marrjen në pyetje të të miturve ka disa rregulla të posaçme ndërsa theksojnë se dëshmia nuk mund të merret në spital.

Të miturit i janë marrë disa të dhëna në moment të parë pas ngjarjes për identifikimin e personave të përfshirë në konflikt, që lejohet nga kodi procedurës. Autori i mitur ndodhet në spital pasi edhe ai u plagos gjatë konfliktit.

Mario Prelleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve tësaj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shoku i tij po ashtu i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lini një Përgjigje