
Një 18-vjeçar shqiptar është arrestuar pasditen e së hënës nga policia italiane, pasi u kap me hashash dhe kokainë.
Policia, gjatë kryerjes së një shërbimi vëzhgimi, vuri re një lëvizje të dyshimtë të njerëzve në një shtëpi të identifikuar në rrugën Normandia. Ndaj policia ka pritur momentin e duhur për të kontrolluar shtëpinë.
Gjatë kontrollit, përveç drogës u gjetën disa qindra euro dhe një pistoletë model Beretta 92 me 41 fishekë. I riu shqiptar u dërgua në burg.
Lini një Përgjigje