TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Nëntor 2024, 09:41

Tentoi të hynte ilegalisht, shqiptari ndalohet në kufirin Kolumbi-Ekuador

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi të hynte ilegalisht, shqiptari ndalohet në kufirin

Një shtetas shqiptar është ndaluar nga policia ekuadoriane në pikën kufitare Rumichaca.

Siç informojnë mediat vendase shqiptari ka tentuar të hyjë nga Kolumbia në Ekuador në rrugë tokësore.

Shtetasi me kombësi shqiptare u identifikua nga stafi i Nënsekretariatit të Migracionit në Rumichaca, kur tentoi të hynte në territorin ekuadorian pa pasur vizë të vlefshme, shkruajnë mediat vendase.

Sipas MPB-së, shqiptari nuk ka arsyetuar statusin e tij emigrues, gjë që ka motivuar papranueshmërinë e tij në përputhje me nenin 137, numër 6, të Ligjit Organik aktual për Lëvizshmërinë e Njeriut.

Lini një Përgjigje