
Gazetarja Anduena Llabani ka dhënë më tepër detaje rreth vrasjes së 28-vjeçarit Klajdi Prendi, djali i ish-gjyqtarit Fani Prendi.
E ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ajo tha se ka të dhëna se Prendi ka qenë i shoqëruar nga dy efektivë të policisë në momentin e ekzekutimit të tij.
Sipas gazetares, 28-vjeçari është qëlluar me tytën e pistoletës gjatë një konflikti të ndodhur rreth 4 ditë më parë me persona të cilët sipas saj i përkasin grupit rival të Ervis Martinaj.
“Lokali ku unë qëndroja bashkë me një pjesë të stafit tim, ishte ngjitur me lokalin ku qëndronte viktima. Faktikisht në atë zonë ka shumë makina dhe patrulla policie të cilat kontrollojnë rrugën dhe vendosen edhe gjoba madje sepse aty shpesh parkojnë në mënyrë të gabuar. Vetëm 10 minuta para se të ndodhte ngjarja ne jemi larguar.
Si tha profesor Ervini, ka të dhëna se ai ka qenë me dy përfaqësues të uniformave blu. Ka një arsye se përse ka qenë i shoqëruar nga efektivë policie. Klajdi është përfshirë në një debat fizik vetëm 4-5 ditë më parë, në një nga rrugicat më të populluara të Tiranës. Personazhet me të cilët ai është konfliktuar janë grup rival i Ervis Martinaj. Ai është goditur me qytën e pistoletës nga personat në fjalë”, tha Llabani.
Lini një Përgjigje