
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë. Një punonjës policisë i cili ishte jashtë shërbimit, ka përplasur një të moshuar në rrugë.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Sazani” në Vlorë, ndërsa 61-vjeçari ka përplasur me makinë një 79-vjeçar teksa ishte duke ecur në rrugë.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur moshuari ndërsa është dërguar menjëherë drejt spitalit.
“Sot, rreth orës 17:10, në rrugën “Sazani,” shtetasi K. H., 61 vjeç (punonjës policie jashtë shërbimit), duke drejtuar automjetin tip “Benz,” ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin A. M., 79 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe AMP po kryejnë veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje