TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Nëntor 2024, 15:16

U ekzekutua me breshëri plumbash, përfundon ekspertiza e mjetit të Klaudio Prendit

Shkruar nga Pamfleti

U ekzekutua me breshëri plumbash, përfundon ekspertiza e mjetit

Ka përfunduar ekspertiza paraprake e mjetit G-Class me targë AA404ZJ, i cili ishte në përdorim të Klaudio Prendit ndërsa mbeti i vrarë në një atentat në mesnatë.

Sipas burime, në automjetin e tij nuk është konstatuar asnjë send i paligjshëm.

Në makinën ngjyrë gri janë konstatuar 5 gjurmë plumbash ku pjesën më të madhe janë marrë në xhamin e parë të mjetit.

Brenda mjetit janë konstatuar gjurmë të shumta të gjakut që i përkasin 28-vjeçarit.

Dukë qenë se nuk është gjetur asnjë send i paligjshëm dyshimet e policisë shkojnë në pistën se viktima nuk ruhej nga ndonjë sulm.

Sipas burime, mësohet se polica ka arritur të sigurojë informacione konfidenciale mbi një aktivitet të dyshimtë që 28-vjecari kishte filluar prej kohësh./Ora News

Lini një Përgjigje