TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Nëntor 2024, 18:27

Trafikonin drogë nga Kolumbia drejt Italisë, 15 të arrestuar në Venecia: 8 prej tyre shqiptarë!

Shkruar nga Pamfleti

Trafikonin drogë nga Kolumbia drejt Italisë, 15 të arrestuar

Policia e Venecias ka arrestuar 15 persona të përfshirë në trafikun masiv të kokainës dhe marihuanës mes Italisë, Spanjës dhe Kolumbisë.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, në pranga kanë rënë 8 shtetas shqiptarë, 3 kolumbianë dhe 4 italianë.

Gjatë operacionit mësohet se janë sekuestruar 1.5 kilogram kokainë, 15 mijë euro cash, një makinë e vogël e modifikuar në shasi për transport droge dhe 15 smartfonë.

 Mësohet se droga kishte për qëllim furnizimin e qendrave të tregtimit të drogës jo vetëm në Vicenza, por edhe në shumë bashki në provincën e Bericës dhe në ato të Mantuas dhe Breshias.

Hetimi i nisur në shtator të vitit 2023, ka nisur nga arrestimi i tre shqiptarëve të cilët u kapëm me mbi 1200 dozave kokainë në një apartament në Altavilla Vicentina (Vicenza).

Qarkullimi i organizatës, sipas një vlerësimi të hetuesve, është rreth gjysmë milioni euro dhe të ardhura të vlerësuara mbi 3.3 milionë euro, të cilat do të ishin riinvestuar në trafikun e drogës dhe pjesërisht në blerjen e pasurive të paluajtshme në Itali dhe jashtë saj, madje edhe dhe në blerjen e aksioneve në klubet spanjolle të natës.

Gjatë hetimeve, u arrestua edhe një shqiptar, ilegal, të cilit iu gjetën 500 doza kokainë. Gjatë bastisjes, u gjet një laborator për kultivimin, tharjen dhe paketimin e marijuanës u zbulua në një fermë në Monte di Malo (Vicenza).

Lini një Përgjigje