TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Nëntor 2024, 16:35

Tjetër sherr mes të miturish, 12-vjeçari në Korçë përfundon në spital pas konfliktit me bashkëmoshatarin

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër sherr mes të miturish, 12-vjeçari në

Një tjetër konflikt mes të miturish ka ndodhur mesditën e sotme në Korçë.

Mësohet se dy të mitur rreth 12 vjeç janë konfliktuar me njëri-tjetrin për shkaqe banale. Nga konflikti është dëmtuar njëri prej tyre, i cili është goditur me gur në kokë.

I mituri ndodhet në spital ku po merr mjekim, ndërsa 12-vjeçari tjetër, së bashku me prindin, është shoqëruar në Komisariat.

Ditën e djeshme vendi u trondit pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, i cili u godit me thikë në zemër pas një sherri me bashkëmoshatarët ndërsa i plagosur mbeti një tjetër adoleshent.

“Rreth orës 14:00, në fshatin Bulgarec, dy të mitur 12 vjeçar gjatë lojës (futboll), janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Nga konflikti është dëmtuar lehtë me gur njëri prej tyre, i cili po merr mjekim në spital pa probleme për jetën.

12-vjeçari tjetër, së bashku me prindin, është shoqëruar në Komisariat.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njoftoi policia.

 

Lini një Përgjigje