TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Nëntor 2024, 09:24

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën personashi i njohur në "Tik Tok", i përfshirë në një ngjarje kriminale një vit më parë

Shkruar nga Pamfleti

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën personashi i njohur në

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku 26-vjeçari shqiptar Klajdi Mancaku është gjetur i vdekur.

Sipas autoriteteve vendase, dyshohet se i riu është hedhur nga kati i 10-të i një pallati, ndërkohë që rrethanat e ngjarjes mbeten ende të dyshimta dhe janë nën hetim.

Lajmi ka tronditur miq e të afërm të tij, të cilët kanë shprehur dhimbjen e ngushëllime në rrjete sociale për humbjen tragjike.

Mancaku ishte i njohur për përfshirjen e tij në një konflikt të ndodhur një vit më parë në Shqipëri, që nisi pas një debati në rrjetin social TikTok.

Në atë kohë, ai plagosi dy të rinj dhe u shpall në kërkim nga Policia e Shtetit.

Në incidentin e një viti më parë, Mancaku u përball me Mario Vrionin, pas një debati telefonik mes tyre.

Ata u takuan për t’u sqaruar, por situata u përshkallëzua në dhunë. Vrioni ishte shoqëruar nga kushëriri i tij, Jurgen Vrioni, dhe një mik tjetër, Arbër Haxhiu. Sipas hetimeve, Mancaku qëlloi ndaj tyre, duke i lënë të plagosur.

26-vjeçari njihej në rrjetet sociale si Tik Tok dhe ishte mik i ngushtë me një nga personazhet e njohur të kësaj platforme Cllevio Serbiano.

Lini një Përgjigje