TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Nëntor 2024, 08:51

Po manovronte me motor në oborrin e banesës, humb jetën 31-vjeçari në Elbasan

Shkruar nga Pamfleti

Po manovronte me motor në oborrin e banesës, humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një 31-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasur u rrëzua nga motori.

Ngjarja është shënuar në oborrin e banesës së tij në fshatin Gribë, teksa i riu ka qenë duke bërë manovra me motor. Ai është rrëzuar aksidentalisht dhe ka dëmtuar kokën nga gurët në oborr.

Për shkak të dëmtimeve të marra, 31 vjeçari ka humbur jetën teksa po transportohej në spital.

"Gramsh/Informacion paraprak

Rreth orës 02:50, në fshatin Gribë, shtetasi A. T., 31 vjeç, dyshohet se duke manovruar me motomjet, në oborrin e banesës së tij, aksidentalisht është rrëzuar dhe është dëmtuar në kokë nga gurët në oborr. Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. T. ka humbur jetën ndërkohë që transportohej në spital.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit", njofton policia.

Lini një Përgjigje