
Një 34-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lushnjës.
34-vjeçari ka kryer disa vjedhje gjatë 2 javëve të fundit në fshatin Pluk të Lushnjës. Mësohet se i riu ka vjedhur një motomjet, para dhe produkte ushqimore si dhe aparate celularë.
"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vijim të punës për dokumentimin e rasteve të vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në kallëzimet e disa qytetarëve, për vjedhje të kryera ditët e fundit, kanë vënë në pranga shtetasin M. G., 34 vjeç.
Nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë 2 javëve të fundit, 34 vjeçari ka vjedhur 1 motomjet, shuma parash, produkte ushqimore dhe celularë, në disa banesa dhe dyqane, në fshatin Pluk.
Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer 34-vjeçari, i cili është dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, “Vjedhja”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.
Lini një Përgjigje