TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Maj 2024, 10:33

Furgoni i Ministrisë së Shëndetësisë del nga rruga në aksin Lezhë-Laç, humb jetën shoferi

Shkruar nga Pamfleti

Furgoni i Ministrisë së Shëndetësisë del nga rruga
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjeje ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç.

Mësohet se ka qenë furgoni i Ministrisë së Shëndetësisë, i cili ka dalë nga rruga. Burime bëjnë me dije se për pasojë ka humbur jetën shoferi i automjetit.

Paraprakisht dyshohet se shoferi ka pësuar atak kardiak. Ndërkohë, personat e tjerë që ndodheshin në furgon janë në gjendje të mirë shëndetësore.

"Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, shtetasi Ardian Stafa, rreth 50 vjeç, teksa drejtonte automjetin, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak. Si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe 50-vjeçari ka humbur jetën", njofton policia. 

Policia dhe grupi hetimor vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje