TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Maj 2024, 09:53

Grabitën 80 mijë euro në bankat e Evropës, Gjykata vendos masat për 2 shqiptarët

Shkruar nga Pamfleti

Grabitën 80 mijë euro në bankat e Evropës, Gjykata vendos

Gjykata e Durrësit ka lënë në ‘arrest shtëpiak’ Taulant Demerxhiu dhe Vladimir Kokomani, të cilët u arrestuan tre ditë më parë me një sasi të madhe valute euro që dyshohet se ishin grabitur në bankat e BE-së.

Policia njoftoi se në automjetin në të cilën ndodheshin dy shtetasit u gjetën 80 mijë euro, që dyshohet se ishin vjedhur në banka të shteteve BE-së, me qëllim shitjen në tregun e brendshëm.

Dy të ndaluarit dyshohet se i kanë marrë paratë nga persona të tjerë që kanë realizuar grabitjet jashtë vendit dhe do t’i shisnin tek të tjerë.

Vendimi: 

Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë personit nën hetim V.K..
Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim V.K., atë të “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, duke u detyruar personi nën hetim V.K.të qëndrojë dhe të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në Shijak, fshatin Hardhishtë, banesë private, 2-katëshe.
Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim V. K. nga ambientet e paraburgimit nëse nuk mbahet apo nëse nuk duhet të mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.
Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë personit nën hetim T. D.
Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim T.D, atë të “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, duke u detyruar personi nën hetim T. D. të qëndrojë dhe të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në Fushë-Krujë, Zallë, banesë private, 2-katëshe.
Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim T. D. nga ambientet e paraburgimit nëse nuk mbahet apo nëse nuk duhet të mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.
Zbatimi dhe mbikëqyrja e kësaj mase të bëhet nga oficerët e policisë gjyqësore që mbulojnë vendbanimin e personit nën hetim.
Zbatimi dhe mbikëqyrja e kësaj mase të bëhet nga oficerët e policisë gjyqësore që mbulojnë vendbanimin e personit nën hetim.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Lini një Përgjigje