
Një krim në familje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tiranë në rrugën “Xhanfize Keko”.
Bashkëshorti, 52-vjeçari Jakup Shahu, goditi gruan e tij me mjet prerës në trup e në qafë.
Ngjarja ndodhi në banesën e çiftit rreth orës 02:15. 46-vjeçarja Edlira Shahu ka mbetur e plagosur dhe është dërguar në spital.
Para gjashtë muajsh ai është arrestuar nga policia e Tiranës për dhunë, por ka bërë burg vetëm tre ditë e më pas është lënë i lirë.
Shkaku i plagosjes në orët e para të mëngjesit ka qenë ai i xhelozisë, kështu ai ka qëlluar me thikë bashkëshorten 46-vjeçare Edlira Shahu. Kjo e fundit ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Shahu u arrestua pas ngjarjes së sotme nën akuzën e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare të mbetur në tentativë.
'Më datë 23.05.2024, rreth orës 02:15, në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, shtetasi J. Sh., 52 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës në trup dhe në qafë, bashkëshorten e tij, shtetasen E. Sh., 46 vjeçe.
46-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.', njoftoi policia.
Lini një Përgjigje