TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Maj 2024, 20:28

"Desh u vra Sali Berisha", Hoxha: Si Durim Bami u mor peng nga Tom Doshi për 'porosinë' e Ilir Metës

Shkruar nga Pamfleti

"Desh u vra Sali Berisha", Hoxha: Si Durim Bami u mor peng nga Tom

Gazetari Poli Hoxha teksa komentoi aksionin SPAK-Policia e Shtetit në ndjekje të kokave të krimit, solli në vëmendje ngjarjet e vitit 2015 me protagonist Durim Bamin, por edhe politikanë si Ilir Meta, Tom Doshi apo Sali Berisha.

I ftuar në Report Tv, Hoxha tha se Durim Bami është marrë peng nga Tom Doshi dhe ka pranuar se ishte porositur nga Ilir Meta për ta vrarë në këmbim të 500 mijë eurove.

Më tej, gazetari foli edhe për ngjarjen kur Berisha kërcënonte Ilir Metën të jepte dorëheqjen duke i thënë se kishte tre varre hapur pas Dajtit.

"Papritur Durim Bami futet në mes të gjithë ujqërve dhe luanëve. Pse? Sepse nëse, është interesante fjalia nga burgu i Emiljano Shullazit, hiqeni qafe se do bëj festë edhe policia. Se ishte një personazh që i kishte ngelur në derë policisë. Ti e di që e ke aty por nuk guxon ta godasësh. Disa herë ka shkuar RENEA dhe kanë ikur, disa herë janë bërë mësymje, ajo është zonë e blinduar me kamera. Ka qëndruar ashtu. Sepse Durim Bami duke qenë kontraktor i të gjitha palëve u bë dhe sanduiç në fund fare. Një kontraktor profesionist nuk duhet ta tregojë kurrë porositësin.

Dhe ky duke vrarë për të gjitha palët, merrte porosi për të vrarë dikë, por nuk e kishte problem të merrte porosi të vriste porositësin e mëparshëm. Dhe duke treguar edhe porositësin ngeli sanduiç. Mblidhen disa grupe që ta heqin qafe. Misteri si ka mundësi që ka shpëtuar gjithmonë. Sepse dispononte informacion. Kishte rol për të gjitha palët. Është një super Duman. Flas për Nuredinin. Durim Bami u bë i njohur dhe pastaj papritur u mbyll çështja. Imagjino një personazh që e merr peng Tom Doshi, e interviston dhe pranon që e ka porositur Ilir Meta me 500 mijë euro për të vrarë Tom Doshin.

Si është ngjarja që arriti deri aty sa desh u vra Sali Berisha? Që i thoshte Sali Berisha Ilir Metës ke 3 varre të hapura pas Dajtit dhe ky i thoshte nuk jap dorëheqjen se të ka dalë Xeni te kaseta e Dritan Priftit. Në 2015 u shua kjo ngjarje. Ky protagonisti Durim Bami vazhdoi aktivitetin dhe u fuqizua”, tha Poli Hoxha.

 

durim bami berisha meta

Lini një Përgjigje