
Listës së gjatë të personave të arrestuar në kuadër të hetimeve që Prokuroria Speciale ka kryer, pas zbërthimit të platformave SKY dhe Encrochat, i janë shtuar Ilia Ndoka dhe Arian Tuku.
Ilia Ndoka rezulton mes 50 emrave për të cilët është firmosur urdhërarrest në kuadër të operacionit të arrestimeve të ndërmarra më 17 maj 2024, kur u goditën 7 grupe të rëndësishme kriminale që vepronin në qytete kryesore të vendit.

Gjithashtu nga hetimet e SPAK rezulton se Arian Tuku, 36 vjeç nga Lezha, ka tentuar të vrasë Aleks Ndrekën. Gjithashtu ai ka siguruar kushtet për të kryer vrasjen e Durim Bamit.

Pak ditë më parë, SPAK nxori mbi 50 urdhër-arreste ku përfshihen emra të njohur të botës së krimit, drejtues të organizatave dhe grupeve kriminale, ish-deputeti socialist Arben Ndoka, por edhe personazhe të tjerë që nga komunikimet në platformat e çkoduara, rezultojnë të përfshirë në plane vrasjesh apo çështjes të tjera kriminale.
Nga publikimet e deritanishme janë zbardhur disa lidhje të politikës me krimin, por edhe planet se si dy ish-deputetë të PS-së, Arben Ndoka dhe Rraja thurnin për të vrarë njëri-tjetrin.
Lini një Përgjigje