
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me 5 vite burg Endi Braçajn, për veprat penale “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.
"Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit,
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues
të përbërë nga gjyqtarët Paulin Çera, Marçela Shehu, Gentian Marku, me vendimin Nr. 34, datë
22.05.2024 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Endi Braçaj për kryerjen e veprës penale “Prodhimit
dhe shitjes së narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 të Kodit Penal dhe në bazë të
kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim.
2. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Endi Braçaj për kryerjen e veprës penale
“Grupi i strukturuar kriminal” të parashikuar nga neni 333/a/2 të Kodit Penal.
3. Në aplikim të nenit 406 paragrafi 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Endi
Braçaj, i ulet 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 5 (pesë) vite burgim.
4. Vuajta e dënimit i fillon nga dita e ekzekutimit të vendimit të caktimit të masës së
sigurimit “arrest në burg”, në mungesë të tij ose vendimit gjyqësorë të formës së prerë.
5. Shpenzimet procedurale në fazën e hetimeve paraprake dhe ato gjyqësore mbeten në
ngarkim të të pandehurit në pjesën që i takon.
6. Kundër këtij vendimi lejohet të bëhet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, në
Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar."-njofton prokuroria.
Lini një Përgjigje