
Më datën 5 qershor do të mbahet seanca për ish-ministrin Lefter Koka.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar datën 5 qershor për seancën e parë të shqyrtimit të ankimit të ish-ministrit Lefter Koka dhe të bashkëpandehurve të tjerë, të akuzuar për inceneratorin e Elbasanit.
Në Apel, Lefter Koka kundërshton dënimin me 5 vjet e 8 muaj burg, i cili është dhënë nga Shkalla e Parë më 5 tetor të vitit 2023.
Gjykata e Posaçme vlerësoi se ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka akuzohet pwr korrupsion dhe pastrim parash edhe në rastin e inceneratorit të Elbasanit.
Ish-Ministri i Mjedisit, Lefter Koka ndodhet në paraburgim që nga dhjetori i vitit 2021.
Lini një Përgjigje