TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Tetor 2023, 13:10

Vodhi 3 mln lekë në një banesë, arrestohet 21-vjeçari në Elbasan

Shkruar nga Pamfleti

Vodhi 3 mln lekë në një banesë, arrestohet 21-vjeçari

21-vjeçari Markel Kyçyku është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi vodhi 3 milion lekë në banesën e një qytetareje.

Nga hetimet, i riu rezultoi si autor edhe i dëmtimit të disa objekteve në pronësi të teatrit “Skampa”, në muajin gusht të këtij viti.

“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një shtetaseje, se në banesën në fshatin Shirgjan, i kishin vjedhur 300 000 lekë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan finalizuan operacionin policor të koduar “Kontakti”.

Në kuadër të operacionit u bë e mundur zbardhja e kësaj vjedhjeje, si autor i së cilës u identifikua dhe u arrestua shtetasi M. K., 21 vjeç, banues në Elbasan”, njoftoi policia.

Në vijim, gjatë veprimeve hetimore rezultoi se 21-vjeçari, më datë 03.08.2023, ka dëmtuar 2 objekte (çadra) në pronësi të objektit kulturor, teatri “Skampa”.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi M. K", njoftoi policia.

markel kycyku vjedhje policia arrestim

Lini një Përgjigje