TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Tetor 2023, 12:47

"Të fitoj edhe unë 50 euro", zbardhen përgjimet e grupit që kontrabandonte ilaçe nga vendet fqinje

Shkruar nga Pamfleti

"Të fitoj edhe unë 50 euro", zbardhen përgjimet e

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i policisë kundër trafikut të ilaçeve. Janë zbardhur bisedat e grupit që kontrabandonin medikamente nga Greqia, Italia e Kosova, ku në pranga ranë 16 shtetas dhe në kërkim u shpallën dy të tjerë.

Pas operacionit u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit: Devis Beqiri, Gentian Beqiri, Erjon Bajramaj, Dinë Thaqi, Ermal Merdani, të gjithë banues në Tiranë.

Gjithashtu u ndaluan shtetasit; Lorin Bregoniva, Almed Hoxha, Elton Qorri, Albi Dyrmishi, Florian Muçogalli, Saimir Dervishi, Admir Hoxha, Gëzim Hoxha, Artur Spaho, Tomor Mustafaj, Albert Bakaj.

Në dosjen e siguruar nga "Abc News", shihen bisedat e kryera mes grupit lidhur me mënyrën se si vepronin për të kontrabanduar ilaçet dhe gjetjen e kontakteve.

Pjesë nga biseda:

Devi: Te shtëpia do jem

Albert Elbasan: foto

Albert Elbasan: Si është ky

Devi: Shm

Albert Elbasan: Çfarë

Devi: Shumë i mirë

Albert Elbasan: Sa del ky

Albert Elbasan: foto

Albert Elbasan: Gjejmë dot më duhen për një njeriun tim

Devi: Po gjejmë

Albert Elbasan: Me sa?

Albert Elbasan: Dhe nëse e gjen më duhet tani

Devi: 1050

Devi: Të fitoj dhe unë 50 euro

Albert Elbasan: Ja të ma konfirmojnë

Albert Elbasan dhe të them

Devi: Ku je?

Devi: Nisu

Albert Elbasan: Foto

Albert Elbasan: Gjejmë?

Devi: Si ky jo

Albert Elbasan: Bëhet fjalë për Decapeptyl….

Albert Elbasa: Çkemi

Albert Elbasan: I dua për një njeriut tim, por mund t’i gjëjmë dot?

Devi: Cpb mo

Devi: Të pyes e të them

Albert Elbasan: Si je ti

Albert Elbasan: Si është djali

Albert Elbasan: Si është djali

Albert Elbasan: Vijnë nga Italia këto

Devi: Do pyes

Devi: Në Itali pa merak. Mirë ka qenë. Rrofs

Vijim i bisedës mes anëtarëve të grupit:

Devi: Mgjes

Albert Elbasan: Më duhen nja 50 shurupa të tjerë

Devi: Bëhet apo jo

Devi: Në 7 këtu ore

Devi: Ok

Devi: Erdhe mo

Devi: Për 10 min vij

Albert Elbasan: Si je?

Devi: U nise mo

Albert Elbasan: Tani u nisa

Devi: Nga Elbasani. Apo shpia

Albert Elbasan: El

Devi: Ok. Jepi gaz

Albert Elbasan: Si je?

Devi: Kam lëviz. Tak në darke vonë

Albert Elbasan: Ok

Albert Elbasan: Çkemi. Gjerman

Devi: Gud gud

Albert Elbasa: Si je. Më gjen dot 2 kuti kepra

Devi: Ca lloji. 500?

Albert Elbasan: po

Devi: Prit

Albert Elbasan: Më duhen edhe dy sot

Albert Elbasan: Si ajo që mora dje

Devi: T’i them

ilace pergjime kontrabande

Lini një Përgjigje