TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Nëntor 2023, 19:32

Vodhën një anije peshkimi të sekuestruar nga policia, 5 persona të arrestuar në Vlorë; procedohet një efektiv

Shkruar nga Pamfleti

Vodhën një anije peshkimi të sekuestruar nga policia, 5 persona

Pesë persona janë arrestuar nga policia e Vlorës, pasi kanë vjedhur me një anije peshkimi, një mjet lundrues tip veliere që ishte vendosur në sekuestro në muajin qershor të këtij viti.

Policia ka vënë në pranga shtetasit: A. N., 53 vjeç, drejtuesi i anijes së peshkimit; A. E., 55 vjeç, S. G., 40 vjeç, M. E., 43 vjeç dhe I. A., 34 vjeç, të katërt shtetas egjiptianë, punëtorë peshkimi.

Sipas bluve të Vlorës, dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur mjetin lundrues tip veliere të sekuestruar nga Policia, që ndodhej i bllokuar në portin e Limionit, me pretendimin se kjo veliere ishte pronë e tyre.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve për këtë rast, nga specialistët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë/Gjirokastër) u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për punonjësin e policisë inspektor A. M., me detyrë trup shërbimi në Komisariatin e Policisë Kufitare Sarandë, pas nuk ka marrë masa për ruajtjen e mjetit veliere të sekuestruar dhe nuk ka konstatuar mungesën e mjetit lundrues, pas lënies së shërbimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje