TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Nëntor 2023, 18:04

Një koleg aktivizoi makinerinë/ Zbardhen detajet si vdiq tragjikisht 26-vjeçarja shqiptare në Itali, jetonte me prindërit, vëllanë dhe motrën

Shkruar nga Corriere della Sera

Një koleg aktivizoi makinerinë/ Zbardhen detajet si vdiq tragjikisht

Anila Grishaj ishte 26 vjeçe dhe ishte pikë referimi për “Bocon”, kompaninë e njohur të ushqimeve të ngrira nga Pieve di Soligo, në provincën e Trevisos. Në fakt, ajo kishte një vit që ishte drejtuese e linjës , deri të martën pasdite në orën 16:00, kur koka e saj ngeci në një makinë paketimi mallrash, duke i shtypur rruazat e qafës. Nuk mund të bëhej asgjë për të renë shqiptare dhe ajo vdiq menjëherë.

Nga hetimet e para rezultoi se tragjedia ishte shkaktuar nga një gabim njerëzor. Sipas burimeve hetimore dhe konstatimeve të Spitalit dhe policisë, vajza ishte e angazhuar në disa kontrolle rreth një makinerie të re që e kishte çaktivizuar. Por një koleg, e ka aktivizuar pa dashje, pa e kuptuar praninë e saj. Punonjësi tani është nën hetim për vrasje ose pakujdesi ndërsa makina është sekuestruar.

Anila jetonte në Vergoman, një fshat i Mianës, së bashku me prindërit e saj Agostin dhe Marjanën, motrën dhe vëllain e vogël. Familja, e cila priste njëzet e gjashtë vjeçaren për darkë, e mësoi lajmin e aksidentit nga lajmet, duke nxituar menjëherë drejt kompanisë. Viktima ishte një vajzë bukuroshe me origjinë shqiptare, me flokë të gjata kaçurrela kafe dhe një buzëqeshje të stampuar gjithmonë në gojë. Ajo ishte shumë e afërt me familjen me të cilën udhëtonte shpesh: një nga fotot e tyre të fundit të dukshme në rrjetet sociale në fakt ishte realizuar para Koloseut në Romë. Ajo ishte e apasionuar pas fotografisë dhe disa vite më parë kishte marrë pjesë në një konkurs kushtuar verës . Anila kishte ndjekur institutin e turizmit Valdobbiadene dhe në vitin 2018 u punësua nga Bocon, në një mjedis pune stimulues, ku mund të zhvillohej si profesionalisht ashtu edhe si person.

Pas aksidentit, kompania anuloi ngjarjen " Strada del Prosecco një muze i përhapur " që supozohej të mbahej të enjten dhe qepenat e restorantit

Ngjitur me fabrikën do të qëndrojnë të mbyllura deri të hënën më 20 nëntor. Të mërkurën në mëngjes një mesazh ngushëllimi për vdekjen u publikua në faqen e Bocon në Facebook dhe punëdhënësit thanë se ishin gati për të sqaruar aksidentin: “Jemi thellësisht të thyer, të pikëlluar dhe në mosbesim nga humbja shumë e rëndë që na ka goditur. Ishim shumë pranë Anilës, e cila prej disa kohësh ishte pranë nesh dhe që vlerësohej shumë për cilësitë njerëzore dhe profesionale. Ne e dimë se dhimbja jonë nuk është asgjë në krahasim me atë që vuajnë prindërit e saj dhe ata më të afërt me të. Jemi në dispozicionin tuaj të plotë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit”.

Lini një Përgjigje