TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Nëntor 2023, 14:39

Shqiptari tenton t’i vërë flakën Prokurorisë në Itali, arrestohet nga policia

Shkruar nga Pamfleti

Shqiptari tenton t’i vërë flakën Prokurorisë në

Një ngjarje jo e zakontë është regjistruar në Itali. Një 60-vjeçar shqiptar, ka tentuar t’i vërë zjarrin Prokurorisë në Monzë. Ngjarja është regjistuar mëngjesin e kësaj të mërkure, rreth orës 07:00.

Burri ka spërkatur me rreth 5 litra benzinë tokën dhe ka tentuar t’i vendosë zjarrin. Sapo kjo ngjarje është diktuar nga roja, ai ka vënë alarimin. Ndërhyrja nga ana e policisë ka qenë e menjëhershme, të cilët kanë bërë të mundur edhe arrestimin e 60-vjeçarit.

Mediat italiane raportojnë se burri kërkonte drejtësi për një çështje civile, të lidhur me vendin e tij të punës.

60-vjeçari është dërguar në komisariat ku do të merret në pyetje.

Lini një Përgjigje